Edhe në fakultetin e Shkencave Shoqërore të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” vazhdojnë regjistrimet për të ndjekur degët që ka ky fakultet. Sipas drejtorit të departamentit të Letërsisë një kohësh dhe pedagog në këtë fakultet, Arben Prendi në krahasim me një vit më parë numri i studentëve që ndjekin studimet në këto dy degë ka mbetur i njëjtë ndërsa në karahasim me 5 vite më parë vihet re një rënie e ndjeshme e regjistrimeve.
Ana pozitive e rënies së numrit është se studentët mund të kenë akoma më shumë hapësirë për të studiuar shprehet pedagogu.
Prendi ka një thirrje për të gjithë maturantët të cilët presin të nisin studimet e larta këtë vit.
Në fund të muajit shtator do të nisë raundi i dytë i cili përmbanë 5 faza 48 orëshe përgjatë 10 ditëve nga 30 shtatori deri më 9 tetor.