Zona muzeale e Gjuhadolit është rindërtuar në vitin 2012 nga një fond i Bashkimit Europian dhe që atëherë investimet në këtë zonë kanë qënë të pakëta.
Disa prej ndërtesave rrezikojnë shëmbjen si shkak i amortizmit ndërkohë që përveç imazhit aspak të këndshëm këto godina janë dhe një rrezik serioz për qytetarët të cilët lëvizin çdo ditë në këtë zonë.