Edhe gjatë gjithë kësaj jave pika e vaksinimit në fakultetin e Ekonomikut të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të jetë në shërbim të të gjithë studentëve që duan të vaksinohen. Me ardhjen e dozave të vaksinës Pfizer numri i studentëve që kanë shfaqur interes për t’u vaksinuar është pak më i lartë se në ditët e para kur numri ishte shumë i ulët.

Çdo ditë po kryhen rreth 10-15 vaksinime shprehet Ergisa Kraja përfaqësuese e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër.

Deri ditën e shtunë kjo pikë vaksinimi pranë fakultetit ekonomik do të qëndrojë e hapur ndaj Kraja fton të gjithë studentët që të shkojnë për t’u vaksinuar.

Vendimi për të lënë edhe një javë më shumë të hapura pikat e vaksinimit për studentët pranë universiteteve u mor nga Ministria e Shëndetësisë me qëllim rritjen e numrit te studentëve që vaksinohen.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, “STUDENTËT DUAN TË VAKSINOHEN ME PFIZER”
Artikulli tjetërSHKODËR, DISA ZONA PROBLEME NGA NDOTJA E MBETURINAVE