Ura e vjetër e Bunës vijon te degradohet dita-dites duke u kthyer në një problem shqetësues për qytetarët të cilët kalojnë aty. Nuk kanë qënë të pakëta rastet kur për shkak të amortizimit qytetarët janë rrëzuar duke marrë dëmtime fizike.
Ura e vjetër e Bunës është ndërtuar në vitin 1889. Që prej asaj kohe shpesh janë bërë investime si nga pushteti qëndror edhe ai lokal por sërish ura vijon të dëmtohet.