Ka njohur jë përmirësim të ndjeshëm situata e krijuar nga përmbytjet në territorin e bashkisë Shkodër. Sipërfaqja e tokave të përmbytura është zvogëluar me 600 hekatarë duke bërë që nën ujë të mbeten 2800 hektar kryesisht në njësitë administrative Ana e Malit, Dajç dhe Rrethina. Krahasuar me një ditë më parë, niveli I ujit në hidrometrin e Dajçit ka rënë me 21 cm.

Niveli I ujit në hidrometrin e liqenit të Shkodrës ka rënë me 15 cm ndërsa në hidrometrin e lumit Drin niveli I ujit ka rënë me 25 cm. Në qytetin e Shkodrës situata më problematike mbetet në zonën e Livadheve, rreth 100 shtëpi kanë prezencë uji në oborre dhe 1 familje ka prezencë uji në banesë.

Sa I takon njësive administrative, kanë njohur një përmirësim të ndjeshëm të situatës së krijuar nga përmbytja si shkak I zvogëlimit të sipërfaqes së tokave nën ujë. Në njesinë Dajç, harta e përmbytjeve është zvogëluar me 300 hektarë krahasuar me një ditë më parë. Aktualisht janë 1000 hektarë tokë nën ujë ndërsa 55 banesa kanë prezencë uji në oborre.

E blookuar vijon të mbetet rruga qe lidh fshatrat Shirq dhe Darragjat, ku niveli I ujit arrin deri në 1 m. Në një pjesë të konsiderueshme të takova uji është tërhequr plotësisht duke I lënë vendin të mbjellave të dëmtuara nga uji. Në njësinë administrative Dajç, sipërfaqja e tokave të përmbytura vlerësohet me 1000 hektarë, 100 hektarë më pak se një ditë më parë ndëras 70 banesa janë të rrethuara nga uji.

Në rrugën kryesore të fshatit Obot, niveli I ujit në rrugë ka rënë deri në 6 cm ndërsa 70 banesa kanë prezencë uji në oborre. Në njësinë administrative Rrethina janë akoma nën ujë 550 hektarë tokë, ndërsa të rrethuara nga uji janë të paktën 4 banesa. Në njësinë Velipojë po ashtu janë 4 banesa të rrethuara nga uji ndërsa sipërfaqja e tokave të përmbytura vlerësohet në 100 hektarë.

Në njësinë Bërdicë, sipërfaqja e tokave të përmbytura mbetet pothuaj e njejtë me një ditë më parë, pra 150 hektarë. Këtë të premte nga ana e bashkisë Shkodër ka filluar puna për evidentimin e dëmeve në zonat ku kemi tërheqje të ujit. Konkretisht në Nj.Administrative Bërdicë, Nj.Administrative Velipojë dhe Lagjen Nr.1 (zona e livadheve).

Artikulli paraprakBANORËT: HAPJA E RRUGËS SË OBOTIT LEHTËSIM PËR NE
Artikulli tjetërHELIDON BUSHATI: KJO QEVERI KA VJEDHUR EDHE PENSIONISTËT