Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Malësi e Madhe, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht :
1.Në fshatin Malagji, në komunën Temal, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar :
5 parcela me gjithsej 1037 rrenjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
2.Në fshatin Mlloj, në bashkinë Vau Dejës, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar :
6 parcela me gjithsej 223 rrenjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
3.Në fshatin Xhaj, në komunën Shkrel, në Malësi e Madhe, janë gjetur dhe asgjesuar :
3 parcela me gjithsej 562 rrenjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
BIMËT E KANABIS SATIVËS U ASGJËSUAN ME ANË TË DJEGIES
Në të tre rastet bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.