Shkodër
U kap duke vënë baste, me celular, në ambientet e lokalit që administronte, arrestohet 37-vjeçari.
Sekuestrohen celulari dhe një shumë lekësh që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në një lokal në lagjen “Partizani”, administratori i biznesit, shtetasi G. H., 37 vjeç, banues në Shkodër, vinte baste sportive, me celular.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë 37-vjeçari, për veprën penale “Organizimi ose ushtimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshitm me ligjin”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.