E inaguruar me mjaft bujë që në vitin 2008, pika e kalimit kufitar në urën e vjetër të Bunës nuk u realizua asnjëherë.

Prania e mbeturinave përgjatë gjithë asaj pjese e po ashtu derdhja e ujrave të zeza padyshim që është një zhgënjim për qytetarët e Shkodrës e po ashtu edhe turistët e huaj. Kjo pikë e projektuar për kalimin kufitar tashmë nuk mund të shfrytëzohet duke qenë se mjetet lundruese nuk kanë mundësi të ankorohen aty. Në atë pjesë nuk ka mbetur asgjë që nga moment i inagurimit sepse kabina ku qëndronin policët, flamujt e dy vendeve respektive Shqipërisë e Malit të Zi, zinxhirët e gjithçka tjetër janë zhdukur. Hapja e pikës kufitare në fakt u prit me interes sepse rikthehej pas 62 viteve dhe u shpresua për nxitjen e turizmit e bashkëpunimin me Malin e Zi por në fakt nuk u vendos në efiçencë për asnjë moment të vetëm. Pika e kalimit kufitar në urën e vjetër të Bunës, dekada me parë ka qenë një simbol e krenari për shkodranët duke qene se në lumin Buna janë realizuar lundrime ndërkombëtare. Mjete lundruese nga vende të ndryshme të Europës vitë më parë janë zbarkuar në Shkodër duke bërë kështu shkëmbime tregtare. Aty ka qenë e vendosur edhe dogana e Shkodrës që cilësohej si më e madhja në Ballkan. Gjurmët e shekullit të kaluar nuk kanë asnjë shenjë në ditët e sotme. Asnjë sqarim zyrtar nuk është dhënë dhe i vetmi justifikim është se lumi Buna nuk është i lundrueshëm për anijet e mëdha.

Artikulli paraprakALARM TEK KOMBËTARJA, PROBLEME PËR SADIKUN DHE KUKELIN
Artikulli tjetër63 DEPUTETË I JAPIN “BEKIMIN” MBETJEVE NË SHQIPËRI