Shkrimtari shqiptar i përndjekur në periudhën e komunizmit, përkthyesi, ish-deputeti dhe ish-ministri i shtetit shqiptar, Visar Zhiti ka përmbledhur në një libër dorëshkrimet e bëra gjatë periudhës kur ishte I burgosur në burgun e Spaçit. Librin me titull “Dorëshkrimet e fshehta të burgut” Visar Zhiti e ka prezantuar në Shkodër, në bibliotekën “Marin Barleti” ndërsa tha se krijimitaria e tij nuk është e redaktuar dhe se lexuesit kanë mundësinë të përfshihen direkt në atë çfarë shkrimtari ka përjetuar gjatë kohës së dënimit.
Si një nga personalitetet që arriti të përballojë me sukses vuajtjet në periudhën e komunizmit, Visa Zhiti thotë se edhe pas 30 vitesh nuk është kërkuar falje dhe as nuk është vënë drejtësi për këtë periudhë të errët.
Drejtori I bibliotekës MAxhid Cungu vlerëson kontributin e shkrimtarit në demokracinë e vendit por edhe në fushën e letërsisë.
Në tetor të vitit 1979 Visar Zhiti, për shkak të frymës ideologjike perëndimore që përcolli në krijimet e tij u arrestua dhe dënua me 13 vite burg. Pas përfundimit të dënimit.
Në këtë përmbledhje, shkrimtari Visar Zhiti, ka përmbledhur në disa faqe vuajtjet e përjetuara në burgun famëkeq por ka dashur të tregojë edhe anën e brishtë dhe njerëzore e cila e ka shoqëruar në një mjedis të jashtëzakonshëm, siç e quan ai.