Viti I ri shkollor ka nisur me protesta në shkollën 9 vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër. Për të dytën ditën prindër dhe nxënës të klasës së tretë D kanë protestuar duke bojkotuar procesin mësimor pasi refuzojnë shkrirjen e klasës së tyre dhe shpërndarjen paralelet e tjera. Prindërit thonë se në rast se institucionet nuk marrin parasysh kërkesat e tyre do të shpërngulin fëmijët në një shkollë tjetër.

Ndërkohë, mësuesja Nineta Zadrima thotë se ky ndryshim në klasën e tretë është bërë jashtë afateve të përcaktuara. Mësuesja renditet e dyta për nga pikëzimi dhe shkrirja e klasës bëhet në kundërshtim me çdo udhëzim ligjor thotë ajo.

Prindërit thonë se nuk do të kthehjnë fëmijët në shkollë deri sa kërkesat e tyre të merren parasysh. Në rastin më të keq, ata do t’I shpërngulin fëmijët në një shkollë tjetër. Nga ana tjetër, përpjekjet e tyre vijojnë pasi tashmë kanë përgatitur edhe një procesverbale, për ta kërkuar në rrugë ligjore të drejtën e tyre.

Artikulli paraprakDO VENDOSIM PIKAT MBI “I”! RAMA ZBULON DATËN DHE QYTETIN: JA KUR MBLIDHEN DY QEVERITË SHQIPËRI-KOSOVË
Artikulli tjetërPROTESTA E PRINDËRVE, REAGON ZVA DHE DREJTORJA E SHKOLLËS