Këtë vit do të punohet intensivisht që Zonat e Mbrojtura në territorin e Qarkut të Shkodrës te vihen në funksion te zhvillimit gjithëvjetor te turizmit.
Kështu u shpreh Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër Agim Dardha i cili përvec të tjerash tregon edhe mbështetjen që do kenë bizneset të cilët ushtrojnë aktivitet në këto zona.
Një tjetër risi është se këtë vit do të krijohet Komiteti i Zonave të Mbrojtura ku secili institucion do të mbajë përgjegjësitë që i takon dhe do ti raportojë pranë institucionit të prefektit të qarkut
Vëmëndje e vecantë sigurisht këtë vit do ti kushtohet projektit të lancuar një vit më parë “Smile Albania”
Sic mësohet. edhe këtë vit Administrata e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës do të organizojnë në Theth “Ditën e Bjeshkës” që ka si synim promovimin e bashkëpunimit të kësaj
administrate dhe komunitetit në Parqet Kombëtare. Ndërkohë mësohet se Agjencia e Zonave te Mbrojtura ka nënshkruar një kontrate me aluiznin, për te verifikuar se cilat prej tyre mund te legalizohen rast pas rasti, sipas pozicionit kur nuk cenohet mjedisi i mbrojtur.