Tarikati islam Alije-Refai në Shkodër ka festuar festën e Ashures ndërsa në teqen Haxhi Shejh Ali Kruja u zhvilluan vizitat e rastit. Arqipeshkëvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra pas vizitës dha një mesazh në këtë ditë të shenjtë për tarikatin Refai
Një vizitë bëri edhe famullitari i kishës ortodokse në Shkodër At Nikolla Petani i cili gjithashtu uroi në këtë ditë të shenjtë të festës së ashures
Festa e Ashures është një përkujtim tashmë tradicional edhe në Skodër me rrënjë fetare dhe vjen si kujtesë e një prej ditëve më të rëndësishme e cila shpreh rifilllimin e një shprese që pothuajse kishte humbur ndërsa përkujtohet sakrifica e Imam Hyseinit i cili u sakrifikua për të mbajtur të pastër fenë që e solli gjyshi i tij.