Në 100 vjetorin e themelimit të Vllaznisë bashkia Shkodër ka nderuar me mirënjohje trajnerët dhe sportistët e shekullit në sportin e mundjes.
Në mundjen stil i lirë u vlerësuan si trajneri i shekullit Eljaz Ahmeti ndërsa si sportistë emra si Tasim Rexha, Dedë Bregu, Tonin Dema, Rrok Bardeli, Agustin Mhilli, Alfred Bardeli, Selaudin Rexha, Isa Vejuka, Luigj Zefi, Jetmir Elezi, Qamil Bajrami.
Në mundjen klasike trajnerët më të mirë të shekullit u vlerësuan Qazim Elbasani dhe Bajram Agovi ndërsa si sportistë emra si Elis Guri, Mirash Vuksani, Eljaz Guri, Naim Pepa, Paulin Sterkaj, Seit Fishta, Ali Amza, Nikollë Grimaj, Gjon Leka, Gjovalin Çuni dhe Sandër Leka. Këto vlerësime u bënë gjatë kampionatit kombëtar të mundjes që rikthehet në Shkodër pas shumë vitesh mungesë. Disa prej atyre që u nderuan tregojnë emocionet.
Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi vlerëson kontributin e emrave të mëdhenj të mundjes shkodrane dhe asaj shqiptare.
Vllaznia edhe në sportin e mundjes falë emrave që u nderuan në 100-vjetor ka arritur rezultate shumë të larta brenda por edhe jashtë vendit në kampionate europiane dhe botërore.