Vllaznia ende nuk po gjen një zgjidhje konkrete për të përforcuar skuadrën. Fakti se futbollistët e huaj që drejtuesit e klubit po tentojnë që t’i largojnë ka bërë që të ketë probleme në ardhjen e lojtarëve të tjerë. Futbollistët e huaj si Ëenderson, Emerson, Ristevski apo Cojacaro të cilët kërkojnë paratë të paktën deri në shkurt ka bërë që drejtuesit e Vllaznisë të kenë një kufizim në zhvillimin e bisedave për merkaton.

Megjithatë drejtuesit po tentojnë që të bëjnë disa afrime futbollistësh edhe pse ende nuk ka diçka konkrete. Në fokus të stafit teknik sipas burimeve janë tre lojtarë të huaj emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur ndërsa mësohet se njëri është sulmues dhe dy të tjerët në repartin e mesfushës dhe mbrojtjes. Drejtuesit vazhdojnë bisedimet për të parë mundësinë e afrimit të këtyre futbollistëve për të zëvendësuar ata që do të largohen.

Po ashtu nuk përjashtohet mundësia edhe e afrimit të lojtarëve në kampioatin shqiptar. Drejtuesit po zhvillojnë disa biseda por ende nuk kanë arritur që të konkretizojnë diçka me këta futbollistë edhe pse janë përfolur disa emra si të mundshëm për të firmosur me kuqeblutë. Vllaznia ka nisur që të mendojë vonë për merkaton duke qenë se drejtori teknik prej kohësh nuk ka qenë në Shkodër sepse ka qenë i angazhuar si trajner i kombëtares së Moldavisë. Në këtë mënyrë duke patur parasysh edhe këtë shpërqëndrim të tij nuk e ka të lehtë për t’u përqendruar dhe për të bërë goditjet e duhura.

Vllaznia e provoi edhe në verë duke sjellë 13 lojtarë në merkato dhe pjesa më e madhe e tyre nuk kanë dhënë efikasitetin e duhur. Kështu frika se mos të dështojnë sërish me lojtarët e merkatos së janarit është prezente tek Vllaznia. Në të njëjtën kohë shkodranët nuk kanë në dispozicion shumë të mëdha nga buxheti për të sjellë lojtarë shumë cilësor dhe do të duhet që me aq para sa kanë të manovrojnë për të plotësuar ekipin me lojtarët që nevojiten gjatë ditëve të janarit.

Administratori Suad Lici dhe drejtori Engin Firat kanë intensifikuar bisedat për lojtarët që mund të vijnë por deri më tani është e vështirë për të konkretizuar për arsyet e sipërpërmendura.

Artikulli paraprakPROMOVOHET “BURRAT E MALËSISË” VËLLIMI I DYTË
Artikulli tjetërSHKODËR, FESTË NË SHTËPINË E FËMIJËS SHKOLLORE