Procesi i votimit për kryetar të grupit të rithemelimit të PD është zhvilluar edhe në të gjitha degët e qarkut Shkodër. Kryetari i PD i rithemelimit për degën e Shkodrës Gjenarin Kapcari shprehet se janë katër qendra votimi.

Kreu i PD Shkodër i rithemelimit Kapcari shprehet se nuk ka patur asnjë problem me listat dhe se të gjithë anëtarët edhe ata me karta të vjetra të anëtarësisë kanë patur të drejtë vote ndërsa tregon se janë mbi 5 mijë anëtarë në degën e Shkodrës që mund të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm për zgjedhjen e kryetarit të përgjithshëm të PD të grupit të rithemelimit.

Procesi i votimit në degët e qarkut Shkodër për zgjedhjen e kreut të ri të grupit të rithemelimit të PD ka vijuar pa probleme.

Artikulli paraprakSHKODËR, JAVA E AMERIKËS KULMON ME KONCERTIN NË KALA
Artikulli tjetërVLLAZNIA- EGNATIA 3-1, JOSA: ENDE SHPRESË PËR EUROPËN