Shkodër, vrasësi i dy personave nuk shfaq pendesë

Edhe pse ka shkaktuar një masakër të vërtetë, duke vrarë dy persona dhe plagosur katër të tjerë pas një sherri në lojën e pokerit, autori i arrestuar, Miklovan Parubi nuk ka shfaqur shenja pendese për krimin e rëndë që ka kryer. Kur është marrë në pyetje nga policia, mësohet se ai ka thënë: “Po, unë kam qëlluar. Pas sherrit, kam hyrë në lokal me automatik, kërkova t’i veçoja ato që kam dashur të qëlloj, por ata nuk u ndanë dhe qëllova mbi të gjithë. Më vjen keq vetëm për tre të plagosurit se me ata nuk kam pasur punë. Ma bënë për borxh, ka kohë që ma kishin bërë për borxh dhe mbrëmë nuk durova më”. Kjo ka qënë deklarata befasuese dhe e ftohtë që ka bërë para forcave të policisë i arrestuari. Duke njohur çrregullimet e tij emocionale, policia ka krijuar bindjen se i arrestuari i ka kryer të gjitha veprimet ashtu siç i deklaron. Mikovan Parubi u prangos nga policia vetëm 14 orë pasi kishte kryer vrasjen e dyfishtë. Burime nga policia bëjnë të ditur se kishin informacione të besueshme se autori nuk ishte larguar nga fshati, ndaj agjentët e policisë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kishin nisur krehjen e imtësishme të çdo zone në fshat.

Artikulli paraprakBEOGRAD,REFUGJATET E BLLOKUAR MARSHOJNE DREJT KUFIRIT ME HUNGARINE
Artikulli tjetërDIGJEN DY BANESA NE MARGEGAJ,FAMILJET NE VARFERI