Gjykata e Shkodrës dënon me 10 vite burg Ergys Maljan, për vrasjen e Endri Mustafës në 17 maj të vitit të kaluar. Ergys Malja akuzohet për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim, kryer në bashkëpunim’. Per Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur. Sot gjykata vendosi deklarimin fajtor dhe dënimin me 10 vite burgim.
Pala mbrojtese ka kerkuar deklarimin fajtor por ne rast se gjykata nuk bindet per pafajesine, avokatet mbrojtes kane kerkuar qe Ergys Malja te denohet vetem per vepren penale mos kallezim krimi duke qene se eshte personi i fundit qe e ka takuar. Gjykata nuk ka pranuar kete kerkese te pales mbrojtese duke e denuar me 10 vite te riun. Pothuajse një vit më parë, shtetasi Endri Mustafa, 32 vjeç është gjetur i vrarë në zonën periferike të Livadeve në Shkodër, në breg të liqenit.
32 vjeçari u qëllua me 5 plumba në trup mes të cilëve një edhe në pjesën e gojës. Endri Mustafa rezultonte prej tre ditësh i zhdukur. Nga dëshmitë e familjarëve bëhet me dije se mbrëmjen e 15 majit doli nga banesa e tij rreth orës 22:00 pas një mesazhi që kishte marrë në telefon por që nga ai moment nuk është kthyer më në shtëpi. Pas humbjes së gjurmëve, familjarët kanë bërë denoncim në polici, ndërsa mëngjesin e 17 majit, Endri Mustafa është gjetur I vrarë në një zonë të Livadheve nga një peshkatar I rastit.