Vrasjet e dy grave në Shqipëri brenda 24 orëve për shkak të marrëdhënieve familjare kanë tronditur të gjithë duke bërë që të ketë reagime të forta. Një grup organizatash të shoqërisë civile në Shkodër u mblodhën bashkë duke dalë me një deklaratë për shtyp.

Organizatat shprehen se shteti po tregohet i pafuqishëm ndaj këtyre krimeve për marrëdhëniet familjare dhe përballë dhunuesve që përfundojnë duke kryer këto krime të rënda

Edhe pse dhuna në familje konsiderohet si vepër penale, organizatat e shoqërisë civile në Shkodër pretendojnë se duke parë krimet e rënda nuk konsiderohet si vepër penale nga institucionet apo shoqëria.

Gjatë tre viteve në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër nga 1500 kërkesë padi për udhër mbrojtje janë paisur vetëm 500 prej tyre, shumë pak krahasuar me kërkesat.
Dhuna në familje por edhe krimet për shkak të marrëdhënieve familjare janë problem i përhapur edhe në Shkodër. Hajdie Tosuni u vra nga bashkëshorti i saj ndërsa Esmeralda Filopati nga ish bashkëshorti, ngjarje që ndodhen brenda 24 orëve.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR NË LUFTËN KUNDËR LËNDËVE NARKOTIKE
Artikulli tjetërSHKODËR, IU DOGJËN BARAKAT, ROMËT: JEMI EDHE MË KEQ