POLICIA E SHKODRËS ARRESTON AUTORIN, ILIR RAMADAN HOXHA 40 VJEÇ. Një konflikt i çastit për para borxh i ka marrë jetën një 50 vjeçari në qytetin e Shkodres. Ngjarja u shënua tek tregu i shumicës së fruta – perimeve, ku mbeti i ekzekutuar me armë zjarri pistoletë TT, shtetasi Dede Xhakaj 50 vjeç nga fshati Reç i Malësisë së Madhe dhe banues në Shkodër.
E gjithë epilogu i ngjarjes mes viktimës dhe autorit ka ardhur pasi 20 vjeçari Ilir Hoxha ka qënë punëtor tek pika e tregtimit të Xhakaj, por ky i fundit e kishte pushuar nga puna.Rreth orës 07.30 të mëngjesit të kësaj të diele, 40 vjeçari Hoxha i ishte drejtuar dyqanit të ish pronarit të tij duke i kërkuar paratë që ai pretendonte se i kishte borxh, pas pushimit nga puna.Viktima Xhakaj e ka mohuar një fakt të tillë përballë të riut, duke i thënë se nuk i kishte asnjë qindarkë borxh dhe se mes tyre ishte likujduar çdo gjë. Në debat e sipër nga agravimi i situatës deri në fyerje të rënda, 40 vjeçari nuk ka vonuar të nxjerrë pistoletën duke qëlluar 50 vjeçarin Xhakaj, e duke e lënë të vdekur në vend.Policia e Shkodres me të mbërritur në vendin e ngjarjes nisi hetimet, ku pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve në vendngjarje, nisi krehjen e zonës.Vetëm 30 minuta pas këtij ekzekutimi, uniformat blu arritën identifikimin dhe më pas arrestimin e autorit të kësaj vrasje, 40 vjecarit Ilir Hoxha.Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi armën e krimit, pistoletën e markës TT, ndërsa materialet për këtë ngjarje i kalojnë prokurorisë së Shkodres për veprime të metejshme.