Nje ngjarje e rende ka tronditur qytetin e Shkodres rreth orës 19:00, në lagjen “Gjuhadol”.
Një 26 vjecar është vrarë me armë armë zjarri në automjetin e tij. Sipas të dhënave të policisë së Shkodrës bëhet me dije se është vrarë më armë zjarri 26 vjecari Andrea Çoba, banues në fshatin Bleran të njësisë Administrative në Rrethina në Shkodër i cili ka qënë duke lëvizur me automjetin e tij, kur shtetas ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit të tij. 26 vjecari është gjetur i plagosur në automjetin e tij, ku kanë qënë banorë të zonës ato të cilët kanë njoftuar forcat e policisë së Shkodrës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kane mberritur efektivë të policisë së Shkodrës të cilët po hetojnë për rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë që ndodhë në qytetin e Shkodrës. Ndërkohë që 26 vjecari është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku nuk ka arritur ti shpëtojë plagëve të marra pavarësisht ndërhyrjes së bluzave të bardha Ndërkohë në njoftimin për shtyp të policisë së Shkodrës, uniformat blu raportojnë se dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje në automjet, pasi gjatë kontrolleve të policisë në vendin e ngjarjes, blutë e shkodrës kanë sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhë kanë gjetur në cilësinë e provës material një gëzhojë që dyshohet të jetë gëzhoja e armës që i ka marrë jetën 26 vjeçarit.