I riu Kolë Fermosi 28 vjeç ështe vrarë me thikë nga Kristjan Shkëmbi, 27 vjeç në Hot të Ri të rrethit të Shkodrës. Dy të rinjtë kanë debatuar për shkaqe banale në një lokal të zonës në orën 02 të mëngjesit të sotëm.
Goditja me thikë ka qenë fatale për 28vjeçarin.
Autori i krimit është arrestuar nga policia.
Më datë 02.04.2018 rreth orës 00.30 në fshatin Hot, Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjete prerëse (thikë) shetasi K. F. 28 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarje, shtetasin:
Kristjan Shkambi, 27 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.