280 të rinj të shkollave të ndryshme të Shkodrës janë mbledhur në teatrin “Migjeni” në një even të organizuar nga World Vision Albania. Ky aktivitet me 14 grupe të rinjsh të IMPACT në Shkodër kishte si tematikë motivimin e tyre. Me këtë aktivitet World Vision ka për qëllim fuqizimin e të rinjve duke rritur aftësitë e tyre për jetën, si edhe duke i bërë të rinjtë qytetarë aktivë në komunitetin e tyre.
Nëpërmjet përfshirjes në këtë program, të rinjtë janë bërë pjesë e disa aktiviteteve për të sjellë ndryshimin e dëshiruar social dhe ekonomik të zonës ku ata jetojnë shprehet ndër të tjera Eljona Elmazi drejtore ekzekutive e World Wision Albania.
Përgjatë viteve, ky program ka bërë bashkë të rinj të grupmoshës 15-18 vjeç, jo vetëm në Shkodër, por edhe në qytete të tjera të vendit. Të rinjtë, të cilët vijnë kryesisht nga komunitete që kanë më pak mundësi në jetë, angazhohen për të cekur problematika që shqetësojnë të rinjtë sot.