Sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferri pasi Vllaznia siguroi qëndrimin në Kategorinë Superiore thotë se është gati tashmë për të kthyer Vllazninë e madhe dhe për ta çuar sipas tij në majat më të larta të futbollit shqiptar aty ku e ka vendin.

Kjo dëshirë për ta kthyer Vllazninë e madhe është e zjarrtë nga mijëra vetë tifozë të kësaj skuadre por përveç premtimeve nuk ka një ide konkrete se si do të ndodh kjo në një kohë kur klubi kuqeblu ka probleme të mëdha. Xhaferri shprehet se skuadra do të nisë menjëherë me organizimin e ri.

Matko Djarmati ish-futbollist i Dinamos, një kroato shqiptar që ndodhet prej vitesh në vendin tonë pritet të zyrtarizohet si drejtori i sportiv në vend të turkut Engin Firat i cili përveçse mori pagën e tij pa bërë asnjë punë duke mos qenë prezent në Shkodër nuk la asnjë gjurmë tjetër. Djarmati ka ardhur në Shkodër disa ditë dhe thuajse është një çështje e mbyllur.

Ajo që mbetet për t’u parë është nëse Matko Djarmati ka apo jo liçensën e duhur për të ushtruar profesionin e drejtorit teknik tek Vllaznia.

Artikulli paraprakPOSTRIBË, FSHATI I RI PA UJË TË PIJSHËM PREJ 25 VITESH
Artikulli tjetërVLLAZNIA SHPËTON NDERIN ME LEZHËN, QËNDRON NË SUPERLIGË