Rrjeti I marketeve Xhedis ka zgjeruar ambjentet e filialit të parë të hapur 16 vite më parë. Tashmë konsumatori shkodran ka mundësinë të përzgjedhë një larmishmëri më të madhe produktesh në një hapësirë edhe më bashkëkohore. Pronarja e Xhedis Market, Diella Gjoni bën të ditur se zgjerimi I këtij marketi ishte I nevojshëm duke marrë parasysh edhe kërkesën e konsumatorëve të kësaj zone.
Si dhuratë për fundvit ky riorganizim I ambjenteve shënohet edhe me një zbritje të madhe çmimesh në të gjitha produktet.
Qytetarët shkodranë duket se mezi e kanë pitur këtë riorganizim të ambjenteve të Xhedis Market 1 të ndodhur në zonën pranë stacionit të trenit. Të shumtë në numër kanë qenë ato të cilët kanë përfituar nga këto oferta festive dhe kanë bërë me të këtë rast të gjitha blerjet për të plotësuar tryezat e tyre për Krishtlindje apo Vitin e Ri.