Shkodra bëhet një prej qyteteve që vendos emrin e saj në librin e rekordeve Guinness. Agim Agushi nga Kosova ka vendosur rekordin e ri në sallën e Këshillit Bashkiak të Shkodrës në xhunglimin e topit.
Agushi ia doli të vesh dhe zhvesh bluzën e tij 165 herë në të njëjtën kohë duke xhungluar topin me kokë, e gjithë kjo e ralizuar në një hapësirë prej vetëm një metër katrorë.
Pavarësisht vështirësive të hasura Agushi thekson se për asnjë moment nuk mendoi që të hiqte dorë.
Me 4 qershor Agim Agushi do të tentojë të thyej një tjetër record për Guinness.
Ky rekord i ri i Agim Agushit u vendos në qytetin e Shkodrës në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara për ditën e luleve.