Nga qendra e qytetit, në varrezat e dëshmorëve mes mbeturinave urbane dhe prej vitesh në rrethrrotullimin e rrugës Shkodër-Koplik. Kjo është historia e zhvendsojes së bustit të “5 Heronjve të Vigut”. Dikur ishin të rrethuar nga monumente kulturore si teatri “Migjeni” apo dhe kulla e Inglizit ndërsa sot rreth këtij busti ndodhen grumbullime mbeturinash.
Vlera e bustit të “5 Heronjve” vijon të zbehet dita ditës. Prej vitesh është lënë në harresë duke mos u vënë dorë në mirëmbajtjen e tij. Sipas banorëve ku ndodhet aktualisht busti, “5 Heronjtë e Vigut” nuk e meritojnë një zhvlerësim të tillë.
Busti i “5 Heronjve të Vigut” me Ahmet Haxhinë, Naim Gjylbegun, Ndoc Mazin, Ndoc Dedën dhe Hydajet Lezhën u vendos në qytetin e Shkodrës në vitin 1982.
Në vitin 2009 u hoq prej qëndrës së qytetit të Shkodrës dhe në disa raste u dëmtua rëndë. Ndërkohë që e gjithë kjo situatë gjatë asaj kohe u shoqërua me kundërshtimet të ashpra të veteranëve, debate që vazhdojnë ende edhe sot.