Për herë të parë janë zbuluar në Shkodër themelet e xhamisë së Tabakëve e cila ishtë ndërtuar mbi 500 vite më parë duke qenë më e vjetër edhe se xhamia e Plumbit. Tërmetet ndër vite dhe përmbytjet e herë pas hershme e dëmtuan duke bërë që të mbesë vetëm ky çinar i xhamisë së Tabakëve.

Prej afro një viti familja Myftija ka bërë të mundur zbulimin e themeleve të kësaj xhamie e cila ndodhet në lagjen më të vjetër të Shkodrës.

Familja Myftija e cila kujdeset për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e këtij trualli dhe kësaj gjurme të rëndësishme të xhamisë së Tabakëve tregojnë se ishte e vështirë hapja dhe gjetja e themeleve.

Një ide e mirë thotë Mehdi Myftija do të ishte rindërtimi edhe njëherë i xhamisë së Tabakëve ndërsa një apel ka edhe për pushtetin vendor e cila ka lënë në harresë atë lagje buzë lumit Drin.

Zbulimi i themeleve të xhamisë së Tabakëve që është shumë afër xhamisë së Plumbit, një tjetër monument shumë i rëndësishëm kulture mund të shërbejnë edhe për të sjellë turistë dhe si vende peligrinazhi duke i dhënë një zhvillim të gjithë asaj zone në hyrje të qytetit të Shkodrës.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, 31 VJETORI I RIHAPJES SË XHAMISË SË PLUMBIT
Artikulli tjetërSHKODËR, EKSPOZITË MBI AUTONOMINË E TRUPIT KUNDËR DHUNËS