Një ditë më parë u zhvillua ceremonia e 29 vjetorit të përkujtimit të masakrës së 2 prillit në qytetin e Shkodrës në të cilën mbetën martir katër të rinj të ekzekutuar nga regjimi monist. Një prej aktivistëve të asaj ngjarje është edhe i ndjeri Ibrahim Bilali i cili një vit më parë në 30 mars u vra bashkë me vëllanë e tij Astrit Bilali.

Ibrahim Bilali ka mbajtur postin e kryetarit të shoqatës 2 prilli për shumë vite me radhë derisa u nda nga jeta. Zef Gjoni, një tjetër aktivist i ngjarjeve të fillim viteve ’90 deklaroi se fakti që emri i Ibrahim Bilalit nuk u përmend gjatë ceremonisë aq më tepër që ishte edhe një vjetori i vdekjes, nuk është një gjë e mire.

Aktivisti dhe një eksponent i njohur i PD Shkodër Zef Gjoni thotë se Ibrahim Bilali duhet të kujtohet me respekt për kontributin e tij në radhët e PD.

Në 2 prill të vitit 1991 mbetën të vrarë Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka në përpjekjen e tyre bashkë me shumë qytetarë të tjerë për të rrëzuar sistemin monist.

Artikulli paraprakSHËNDETI – 02.04.2020
Artikulli tjetër“SUBVENCIONE PËR QIRADHËNËSIT QË S’KANË TË ARDHURA TË TJERA”, RAMA IRONIZON PD: PARTIA E SUDES ME RECETA MAGJIKE