Galeria e Arteve në Shkodër ka hapur ekspozitën e kthyer në traditë tashmë me artistet gra dhe vajza të këtij qyteti e quajtur këtë vit AMA/ZONA. Drejtori i Galerisë së Arteve në Shkodër Fatmir Juka shprehet se ekspozita me punimet e zonjave dhe zonjushave të Shkodrës është interesante.

Përveç risive artistike, e rëndësishme shprehet drejtori i Galerisë në Shkodër është fakti që artistet e qytetit dalin me një zë të përbashkët.

Ekspozita AMA/ZONA vjen në xhunglen e sotme moderne, në mes zhurmëmadhësisë së britmave, ofshamave të ekranit dhe të rrugës. Kemi gjitha llojet e portreteve dhe qëndrimeve që dalin pastaj herë të vrara, herë të kuruara, herë të heshtura e herë të gjalla, e herë ndër fasada pas on-ofit të ekranit parashikimi i motit për sot dhe nesër është përsëri femër.

Brenda këtij projeksioni ekspozita e autoreve gra tenton të përkufizojë hapësirën ekspozuese si një zonë ku tenton ta shndërrojë në një ngjallje të realiteteve të të qenurit femër që faktikisht në globalitetin e zhvillimeve mbeten të njëjta pothuajse kudo.

 

Artikulli paraprakSHKODRA PENALIZOHET PËR FESTIVALIN E KËNGËS POPULLORE
Artikulli tjetërSHKODËR, MUZEU HISTORIK HAP EKSPOZITËN “BARNAVEKË”