Muzeu i kulturës françeskane është një projekt ide e prezantuar nga provinca françeskane e Shqipërie dhe e Malit të Zi. Kjo projekt ide u prezantua në kishën françeskane në Shkodër.

I pranishëm në prezantimin e projekt idesë për muzeun françeskan të kulturës ishte edhe nunci apostolik në Shqipëri Charles John Broën.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti zgjodhi që vizitën e saj të parë në Shkodër ta bëjë në këtë aktivitet ndërsa dha mbështetjen e saj për muzeun françeskan të kulturës.

Një vështrim historik të kulturës françeskane bëri Persida Asllani, drejtore e bibliotekës kombëtare.

Muzeu françeskan i kulturës është thjeshtë një projekt ide e paraqitur e cila kërkon mbështetjen financiare të të gjithëve në mënyrë që të ndërtohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mos mbesë thjeshtë një projekt në letër.

Artikulli paraprakSEKUESTRO 40 MLN EURO PASURI ISH-DEPUTETIT NDOKA
Artikulli tjetërSHKODER, “TË MOS LIHEN NË MAGAZINA VEPRAT E LIN DELISË”