Në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë nisur zgjedhjet për bordin e këtij universiteti.
Kreu i komisionit institucional zgjedhor pedagogu Mehdi Kroni u shpreh se procesi i votimit nuk ka patur probleme ndërsa sipas rregullores do shpallen 3 fitues nga votimi dhe më pas njërin prej tyre do ta përzgjedh një instancë tjetër.
Në total do të votojnë 5500 studentë të universitetit “Luigj Gurakuqi” për bordin e këtij universiteti.
Në garë për bordin e universitetit janë Sokol Bala, Ted Paço, Peter Saraçi, Arjet Pervizi dhe Ndriçim Ciroka mes të cilëve do shpallen 3 fitues pas numërimit të votave dhe njëri prej tyre më pas do e përzgjedh ministria e arsimit.