Është mbajtur në qytetin e Shkodrës Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Kështu, presidenti aktual Elez Gjoza u rizgjodh edhe njëherë tjetër për të drejtuar këtë Federatë. Ai ka patur një diferencë të madhe votash kundër kandidaturës tjetër, Mjeshtrit të Madh të këtij sporti, Asim Belinova, i cili ka marrë vetëm një votë. Megjithatë, Gjoza në prononcimin e tij për mediat pas rizgjedhjes si president i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes tha se Asim Belinova do të jetë krahu i tij i djathtë në vazhdim. Gjoza theksoi se në vitin 2028, sporti i peshëngritjes do të ketë olimpistët e parë.

Në këtë Asamble ishin prezent edhe presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, si edhe përfaqësuesi i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Astrit Hasani. Nga kjo asamble u zgjodh edhe bordi drejtues, ku të zgjedhur ishin trajneri i Vllaznisë, Artur Lagja, Leonard Toska, Mjeshtri i Madh Asim Belinova, Arben Qafa, Endri Karina dhe Ilir Topuzi.

Artikulli paraprakVAKSINIMI KUNDËR GRIPIT NË LEZHË
Artikulli tjetërDEGRADOHEN VARRET MONUMENTALE