Qendra kulturore e fëmijëve “Kujtim Alija” në bashkëpunim me bashkinë Shkodër organizoi “Garat e Vrapimit” me fëmijet e shkollave 9 vjeçare të qytetit. Përmes këtij aktiviteti qendra kulturore synon të përfshijë fëmijët në aktivitetet sportive.
28 shkolla 9-vjeçare të qytetit të Shkodrës janë bërë pjesë e këtij aktiviteti.Gara e vrapimit u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe në përfundim të tij u shpallën edhe fituesit për kategoritë përkatëse.