Shkollat e qytetit të Shkodrës janë përfshirë në zgjedhjet për Parlamentin Rinor.
Pasi janë zgjedhur në secilën shkollën Presidentët e Qeverisë së Nxënësve ky proces është zhvilluar edhe për të gjitha shkollat sëbashku i organizuar nga Zyra Vendore e Arsimit në Shkodër.
Kanë qenë vetë nxënësit ata që kanë votuar për bashkëmoshatarët e tyre në këtë proces votimi. Inspektorja e Zyrës Vendore Arsimore në Shkodër Lira Smakaj tha se qeveria e nxënësve ka një rol të rëndësishëm duke qenë se përmes këtij procesi dhe këtij organizmi siç është qeveria e nxënësve ndjehen të përfaqësuar në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet.
Nga Shkodra do të shkojnë dy kandidatura edhe në zgjedhjet në rang kombëtar për Parlamentin Rinor dhe nga një përfaqësues për personat me aftësi ndryshe dhe komunitetin rom dhe egjiptian në mënyrë që edhe këto shtresa të ndjehen të barabartë dhe të kenë zërin e tyre për çfarëdo lloj problemi që mund të kenë.
Pas procesit të votimit për Parlamentin Rinor nga shkollat e Shkodrës dhe pas votave të numëruara fitues janë shpallur Todi Kasemi nga shkolla e mesme “Oso Kuka” dhe Erisa Gjuraj nga shkolla “Maria Ndihmëtare” të cilët do të përfaqësojnë të gjithë bashkëmoshtarët e tyre në të gjitha shkollat që ka Zyra Vendore Arsimore në Shkodër.