Në Shkodër është zhvilluar festivali shahut “Çesk Jubani”. Ky është viti i tretë që organizohet nga ana e bashkisë Shkodër në bashkëpunim me lulebora.al. Në festivalin e shahut “Çesk Jubani” morën pjesë 8 shahistë në total. Pas ndeshjeve të zhvilluara u shpallën edhe fituesit.
Në këtë mënyrë vendin e parë e mori Erjon Harusha, në vend të dytë Franc Ashiku, dhe vendi i tretë Elvis Tavasja. Ndërkohë në kategorinë senior fitues u shpall Muhamed Gradeci dhe kategorinë Junior Erjon Vogli.
Festivali i shahut “Çesk Jubani” do të vijojë edhe në vitet e ardhshme për ta kthyer në një traditë të bukur me pjesëmarrjen e shahistëve më të mirë të qytetit të Shkodrës dhe trajnerëve por edhe veteranëve të shahut.