Është zhvilluar në Shkodër festivali i shahut “Çesk Jubani”. Ky është viti i katërt që organizohet nga ana e bashkisë Shkodër në bashkëpunim me qendrën Luleborë. Festivali u organizua me sistemin zviceran. Presidenti i federates shqiptare te shahut, Erald Dervishi shprehet se në vitet në vijim federate e Shahut do të kontribuojë që në Shkodër të zhvillohen evente akoma më të mëdha.
Presidenti i federatës Shqiptare të Shahut, Erald Dervishi thekson se të rinjtë në Shkodër e duan sportin e Shahut.
Festivali i shahut “Çesk Jubani” do të vijojë edhe në vitet e ardhshme për ta kthyer në një traditë të bukur me pjesëmarrjen e shahistëve më të mirë të qytetit të Shkodrës dhe trajnerëve por edhe veteranëve të shahut.