Në kuadër të javës së gjuhës Italiane, Ambasada Italiane në Shqipëri ka sjellë për herë të parë në vendin tonë festivalin ndërkombëtar të këngës për fëmijë “Zecchino d’Oro”. Nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Shkodrës kanë kënduar në gjuhën italiane këngët e disa prej edicioneve të këtij festivali i cili është i njohur në shumë vende të botës. Qëllimi i këtij aktiviteti është që fëmijët të mësojnë gjuhën italiane përmes këngës shprehet Luicia Cucciarelli përfaqësuese e ambasadës Italiane.

Mendoj se është një nisëm e bukur kjo që Ambasada Italiane ka ndërmarrë në Shqipëri dhe kjo gjë mund të jetë në të ardhmen një mundësi më shumë për të pasur bashkëpunime të tjera shprehet drejtori i këtij festivali Antonianos Cavalli.

Dirigjentja e festivalit, Sabrina Simoni thekson se muzika është mënyra më e mirë për t’i mësuar fëmijëve një gjuhë të huaj.

Ashtu si çdo vit në kuadër të javës së gjuhës Italiane, Ambasada Italiane në Tiranë ka organizuar aktivitete të ndryshme në të gjithë Shqipërinë për promovimin e gjuhës italiane.

Artikulli paraprakSHKODËR, TRAGJEDIA OTRANTOS FITUESE E ÇMIMIT IDROMENO
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA E PATHYESHME, MUND EDHE TEUTËN