Garat me biçikleta janë kthyer tashmë në një traditë në qytetin e Shkodrës. Drejtoria e sportit në bashkinë Shkodër ka organizuar sot garën me biçikleta mes të rinjve të shkollave të qytetit. Auron Miloti, drejtor I sporteve tregon se vitin e ardhshëm këtë aktivitet pritet ta zgjerojnë më tej.
Nxënësit pjesëmarrës e konsideruan si një eksperiencë të veçantë garën me biçikleta.
Në fund të këtij aktiviteti janë shpalluer edhe fituesit e vendeve të para në garën me biçikleta të organizuar nga drejtoria e sportit në bashkëpunim me shoqatën e çiklizmit.