Është zhvilluar në Qendrën Kulturore të fëmijëve “Kujtim Alija” në Shkodër kampionati i shahut mes shkollave 9 vjeçare. Bernard Leka, mësues shahu dhe drejtues i këtij kampionati thotë se këtë vit ka patur një pjesëmarrje më të lartë nga nxënësit e shkollave në krahasim me vitet tjera.

Fituesit që do të shpallen gjatë ditëve në vijim do të konkurojnë përballë njëri- tjetrit me datën 14 shkurt kur do të jenë edhe ndeshjet finale.

Kjo garë e shahut mes nxënësve të shkollave 9-vjeçare synon që edhe të evidentojë fëmijët të cilët në të ardhmen mund të jenë shahistë të talentuar.

Artikulli paraprakDISA ORË SHI, BANORËT VESHIN ÇIZMET NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHKODËR,NDAHEN ÇMIMET PËR NXËNËSIT EKSELENT