Kampionati kombëtar i mundjes për të rritur është rikthyer për t’u zhvilluar në qytetin e Shkodrës pas shumë viteve mungesë.
Këtë radhe federata shqiptare e mundjes ka vendosur që ta rikthejë në Shkodër. Pas ndeshjeve të zhvilluara Tirana u shpall kampione në të dyja stilet, stil i lirë dhe klasike. Sekretari i federatës shqiptare të mundjes Seit Prizreni vlerësoi këtë kampionat.
Trajneri i Vllaznisë Nazmi Elezi tha se po përpiqet që ta ringrisë edhe njëherë sportin e mundjes në Shkodër.
Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi vlerëson faktin që kampionati kombëtar u rikthyer për t’u zhvilluar në Shkodër
Në fund të kampionatit pavarësisht se përfaqësohej me disa mundës Vllaznia nuk arriti që të marrë asnjë titull kampion në asnjërën prej peshave, një alarm ky për rikthimin e vëmendjes së duhur tek ky sport.