Një mjediset e shoqatës “Përpjekje – The Effort Association” në Shkodër u zhvillua takimi i tretë i Klubit të Librit “Arratisje”.
Ky aktivitet mbledh të rinj të qytetit për të diskutuar mbi vepra të ndryshme letrare. Libri i zgjedhur kësaj here për diskutim ishte “Pylli Norvegjez” i shkrimtarit Haruki Murakami.
Rodi Dervishi, pjesëmarrës i rregullt ne Klubin e Librit “Arratisje” shprehet se ky aktivitet është pikërisht ai që i mungonte të rinjve.
Rodi Dervishi i bën thirrje të rinjve të përfshihen në sa më shumë aktivitete letrare.
“Arratisje” wshtw një aktivitet ndryshe nga të tjerët, ku të rinjtë angazhohen për të lexuar e më pas për të diskutuar mbi libra të ndryshëm të cilët ato i përzgjedhin bashkarisht.
Në vazhdim, shoqata “Përpjekje” ka vendosur të dhurojë 3 kopje për çdo libër që diskutohet nga të rinjtë në Klubin e Librit.
Takimi i radhës do jetë më datë 19 janar të vitit 2019. Libri që u përzgjodh për diskutim është “Parfumi” nga Patrik Zyskind.