Në një mbrëmje të veçantë muzikore u zhvilliu koncerti gala “Ndërmendje 2019” në teatrin “Migjeni” në qytetin e Shkodrës.

Orkestra e formuar pwr kwtw koncert me instrumentista shkodran bashkë një sërë artistësh të ftuar dhe korin polifonik “Prenkë Jakova” sollën disa prej pjesëve muzikore më të bukura.

Ndër të ftuarit ishte edhe kompozitori dhe pianisti Italian Paolo Marzocchi i cili ka botuar dy libra partitura me muzikën shkodrane, disa prej tyre zgjodhi t’i luaj përpara publikut shkodran.

Në këtë koncert performuan edhe si solistë disa prej artistëve të njohur.

Këngët shkodrane e ndezën atmosferën.
rejtor artistik i “Ndërmendje 2019” është Gjon Shllaku ndërsa dirigjent Jetmir Barbullushi me skenar të Alfred Çapalikut ndërsa të ftuar bashkë me italianin Paolo Marzocchi ishin ideatori dhe dirigjenti Kujtim Alija, sopranoja Ana Lushi dhe solistët Lorenc Radovani, Rita Dervishi, Adelina Paloja, Blerta Cina, Niki Mjeda, Semir Hoxha dhe talenti Ervin Ahmeti ndërsa kjo mbrëmje u moderua nga Enkel Demi.

Artikulli paraprakAUSTRALI: 250 MIJË FIRMA KUNDËR FISHEKZJARREVE PËR FUNDVIT
Artikulli tjetërDY MAKINA PËRPLASEN KOKË MË KOKË, 5 TË PLAGOSUR