Po zhvillohet në Shkodër Konkursi ndërkombëtar për Rozafa Tower. Pesë studio të mirënjohura europiane po paraqesin përpara jurisë projekt idetë. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama në krah të kryebashkiakut Benet Beci.

‘Duam të kemi një ndërtim dinjitoz në qytetin tonë dhe më kërklesën në rritje për turizmin, rritet edhe nevoja për investime. Shkodra me gjithë sa i ka fal Zoti e natyra, i tërheq vëmendjen të huajve. Kjo garë tregon rëndësinë që ka qyteti jonë, duke tërhequr vëmendjen e arkitektëve të huaj’, u shpreh në fjalën e tij kryebashkiaku Beci.

Studiot pjesmarrëse:

Benedetta Tagliabue – EMBT Architects nga Barcelona

Kuehn Malvezzi Architects nga Berlini

Selgascano Architects nga Madridi

Baukuh Architects nga Milano

Piero Lissoni & Partners nga Milano

Artikulli paraprakTURISTËT E HUAJ “PËRZËNË” VENDASIT, ÇMIMET E LARTA NXISIN PRENOTIME REKORD TË SHQIPTARËVE NË GREQI E TURQI
Artikulli tjetërRAMA: GATI PROJEKTET E REJA INFRASTRUKTURORE, SHKODRA DO BËHET 40 MINUTA NGA TIRANA, 2 ORË NGA JUGU