Një zjarr ka rënë në zyrën e noteres në Shkodër Lumturie Hoxha. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Shkodrës përballë prefekturës aty ku prej vitesh noterja Hoxha ka zyrën e saj. Zjarri ka rënë rreth orës 1:15 të natës duke shkrumbuar një pjesë të zyrës së saj.

Sipas burimeve si shkak i flakëve është djegur një printer dhe disa sende të tjera që ndodheshin në zyrën e saj. Për shkak të orës së vonë kur ka rënë zjarri, reparti i zjarrëfikësve në Shkodër nuk është lajmëruar për të shkuar dhe për të shuar flakët.

Deri më tani mendohet se ky zjarr ka ardhur si shkak i një llampe që ka rënë dhe ka djegur printerin dhe sendet e tjera. Megjithatë në vendngjarje e pranishme ka qenë edhe policia vendore e Shkodrës.

Gjatë ditës së sotme noterja ka kërkuar një ekspert të zjarrëfikësve për të nxjerrë shkaqet e plota të zjarrit. Sipas burimeve pas këtij zjarri me rëndësi është që e gjithë arkiva që ka noterja Lumturi Hoxha ka shpëtuar pa u djegur.

Eksperti i zjarrëfikësve bashkë me policinë po hetojnë për të nxjerrë shkaqet e plota të këtij zjarri të rënë në zyrën e noteres Lumturi Hoxha.

Artikulli paraprakSHKODËR, UNIVERSITETI: RIKTHEHUNI NË MËSIM
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, KAPITENI LLAZANI OPTIMIST