Një 13 vjeçe me inicialet S.D ka humbur jetën brenda banesës pas një zjarri të rënë tek disa Baraka ku jeton komunitetit rom në Shkodër. 13 vjeçarja e sëmurë nuk ka arritur që të shpëtojë. Ajo ndodhej në gjumë sepse zjarri ka rënë rreth orës 7:00 të mëngjesit dhe kur është zgjuar si shkak i flakëve në vend qëtë dalë jashtë gabimisht është futur edhe më në thellësi të banesës duke humbur jetën.
Trupi i pajetë u transportua drejt morgut të spitalit rajonal të Shkodrës. Një i afërm i 13 vjeçares Zamir Kruja tregon se vajza jetonte vetëm me gjyshen dhe rrëfen se si ndodhi ngjarja
Vajza 13 vjeçe kishte ardhur për të kaluar festat e vitit të ri në Shkodër sepse ndodhej më përpara tek shtëpia e fëmijës në Tiranë por sipas të afërmve atje nuk i kanë ofruar shërbimin mjekësor duke u detyruar ta mbajë gjyshja e moshuar sepse nëna ndodhej në Elbasan ndërsa babai ka ndërruar jetë vite më parë dhe për të kujdesej edhe tezja që e kishte afër.
Në total janë tri baraka të djegura ndërkohë që përveç viktimës 13 vjeçe nuk ka të lënduar të tjerë. Kjo nuk është hera e parë që barakat e komunitetit rom përfshihen nga flakët.