Drejtori I Repartit Zjarrëfikës në bashkinë Shkodër Agron Dibra ka ngritur edhe një herë shqetësimin e tij për pagat e efektivëve zjarrëfikës. Gjatë sezonit veror, ku regjisrohet edhe volumi më I madh I punës në këtë repart, efektivëve u duhet të punojnë përtej orareve fikse, ndërkohë që paguhen vetëm për orët suplementare.

Drejtori Dibra kërkon nga Ministria e Brendshme që ky diskriminim të marrë fund sa më parë.

Shefi I repartit zjarrëfikës apelon edhe për rritje të numrit të efektivëve, pasi përballimi I rasteve emergjente është shumë I vështirë me 28 punonjës, kur duhet të ishin të paktën 100.

Disa herë është kërkuar ndërhyrje nga Ministria e Brendshme për zgjidhjen e këtyre problemeve, por deri më tani, kërkesat e bëra kanë rënë në vesh të shurdhër.

Artikulli paraprak“SKENARI PËR TË LËNË VENDIN PA OPOZITË LUHET PREJ VITESH, POR S’DO REALIZOHET”, META KOMENTON ZHVILLIMET POLITIKE
Artikulli tjetërBERISHA NGA SHKODRA: PD-ja NGA TURPI NË TURP