Reparti i Shërbimit Zjarrfikës në Shkodër prej vitesh punon mes sakrificash të shumta dhe në një gjendje të rëndë në të gjitha aspektet. Nga 100 punonjës minimalisht që duhet të ketë një repart i tillë, në Shkodër janë 28 efektivë zjarrfikës të cilët mbulojnë të gjithë territorin e kësaj bashkie e më gjërë.
Një fakt të tillë e konfirmon titullari i këtij institucioni Agron Dibra i cili shprehet se në këtë repart mungojnë kapacitetet njerëzore e teknike,megjithatë ai thekson se ia arrijnë për ti’a dalë falë mirëmenaxhimit dhe koordinimit të punës.
Nga ana tjetër Dibra ngre alarmin se e mjetet e këtij reparti janë mbi 20-vjeçare dhe të amortizuara, megjithatë nuk ka patur asnjë ndërhyrje, përvecse mirembajtjes nga ana e tyre
Një tjetër mangësi e shërbimit zjarrfikës është edhe autoshkalla e cila disponohet vetëm në 10 qytete, por një pjesë e madhe e zonave urbane dhe pse zjarret mund të bien në katet e larta, ky shërbim nuk ofrohet.
Por për fat të mirë bashkia e Shkodrës e disponon një mjet të tillë. Edhe më parë Drejtoria e këtij reparti ka dhënë alarmin për amortizimin total të mjeteve, megjithatë nuk ka patur asnjë ndërhyrje, qoftë nga pushteti qëndror, qoftë nga ai vendor. Shumica e tyre janë donacione nga shtete e huaja.