Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra kremtimin e meshës së shenjtë të festës së Zojës e nisi me një urim për gjithë studentët dhe pedagogët për vitin e ri akademik në universitetet e vendit. Po ashtu arqipeshkëvi Massafra uroi gjithë besimtarët në festës e Pajtimtares së qytetit.

Në predikimin e tij arqipeshkëvi Massafra dha një mesazh duke thënë se askush nuk duhet të lejojë që të humbë shpresën, si një thirrje kjo për ata qytetarë që përballen me vështirësi në jetën e tyre.

Në Shkodër që prej kohëve të lashta nderohej me përkushtim të veçantë, figura e e Zojës që sot ndodhet në Gjenecanio të Italisë. Historia e saj, është vetë historia e katolicizmit shqiptar. Rreth vitit 1467 sipas gojëdhënës, figurja e Zojës u shkëput nga muri i Shenjtërores rrëzë kalasë Rozafa.

E mbartur nga engjëjt, mbështjellë prej një reje – vijon gojëdhëna- figura e Pajtimtares u ndalua në Gjenecanio, afër Romës në Itali. Festa e Zojës është një prej ditëve më të rëndësishme për kishën katolike të Shkodrës dhe atë shqiptare.

Artikulli paraprakVITI AKADEMIK, PD SHKODËR: BREZI I RI KËRKON INVESTIME
Artikulli tjetërSHKODËR, ATË TINAJ: SHPOPULLIMI PLAGË QË NUK NA GËZON