Këtë vit në raport me vitin e kaluar kërkesat që kanë shfaqur subjektet në zonat turistike për punonjës sezonal janë të larta. Kështu vetëm në zyrën e punës në Shkodër në muajin Korrik ka patur një fluks kërkesash nga ana e këtyre subjekteve të cilat i janë drejtuar kësaj zyre.
Numri i punekerkuesve sezonal ne profesionin e hoteleri turizëm paraqitet mjaft i larte kryesisht në zonën e Velipojës, pa përjashtuar edhe zonat malore sic është Thethi
Ndërkohë ajo që bie në sy është se këto në këto subjekte është se meshkujt shfaqin interesin më të lartë për tu punësuar
Sezoni turistik nuk shërben vetëm si një vend për të kaluar disa ditë të qeta, larg zhurmës por edhe si një vend-punësim për qindra punëkërkues, të cilët përgjatë tre muajve të verës, punësohen nga hoteleri-turizmi që operojnë përgjatë zonave turistike.