Zëvendës ministrja e ekonomisë dhe financave Dajna Sorensen ishte e ftuar e radhës në “Rock Politic” në qendrën rinore Arka në Shkodër në një debat me të rinjtë e pranishëm.

Zëvendës ministrja foli për punësimin e të rinjve duke thënë se një rritje të konsiderueshme ka patur hoteleri-turizmi ndërsa në disa fusha të tjera si Teknologjia e Informacionit apo edhe disa fusha të tjera ku mund të ketë investitorë të huaj por ajo që mungon është fuqia punëtore

Zëvendës ministrja Sorensen pranoi se paga minimale në Shqipëri prej 26 mijë lekësh është e ulët por një rritje më e madhe do të krijonte problem për bizneset.
Si një person i shkolluar jashtë Shqipërisë Sorensen gjeti të paktën tri kritika për qeverinë ku ajo bën pjesë.

Gjatë debatit me të rinjtë u diskutuan edhe shumë probleme të tjera si zhvillimi i rajoneve të tjera përveç aksit Tiranë-Durrës mes të cilave bën pjesë edhe Shkodra, emigracioni i të rinjve apo rritja e punësimit.

Artikulli paraprakHISTORIA , 41 SHËN VALENTIN-ët E AKTORIT TË MADH ZEF DEDA
Artikulli tjetërMERR FLAKË NJË MAKINË PRANË KRYEMINISTRISË